08:41 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Basketbollisti i NBA pëson sulm në zemër gjatë ndeshjes (Video)

Basketbollisti amerikan, Zeke Upshaw ka pësuar një sulm në zemër gjatë një ndeshje të NBA G, shkruan indeksonline.

Në minutën e fundit të ndeshjes në mes të Grands Rapids Drive dhe Long Island Nets, Zeke u rrëzua dhe qëndroi i palëvizshëm ku mjekët iu përgjigjën menjëherë.

26 vjeçari u largua shpejt nga parketi dhe u dërgua në spital “Spektrum”.

Sipas informacioneve të fundit, ai pësoi një sulm në zemër dhe mjekët e tij ende po luftojnë për t’i shpëtuar jetën. /IndeksOnline/