10:21 / E Premte, 12 Mars 2021 / OSH

Basketbollistja e ushqen me gji foshnjën e saj, gjatë ndeshjes kampionale

Basketbollistja argjentinase, Antonella Gonzalez po vlerësohet për një gjest të saj. Ajo ka shfrytëzuar 2 minuta pauzë gjatë ndeshjes për të ushqyer me gji foshnjën e saj.

Antonella me këtë veprim shpreson se do të inkurajojë edhe nënat e tjera, shkruan Indeksonline.

Anëtarja e skuadrës Tomas de Rocamora ishte pjesë e ndeshjes ndaj Velez Sarsfield, ndërsa një familjare kujdeses në tribuna për foshnjën e saj 11 muajshe.

“Shpresoj që kjo t’u tregojë nënave të tjera që ne mund të ndjekim pasionin tonë si nëna dhe se ata gjithashtu besojnë në të” ka thënë Antonella./Indeksonline/