14:25 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Bastian Schweinsteiger shënon një gol absolutisht të bukur në humbjen e Chicago Fires (Video)

Njëri prej mesfushorëve evropian më të mirë të gjeneratës sonë që është transferuar në MLS është padyshim Bastian Schweinsteiger.

Ish-reprezentuesi gjerman ndodhet në mesin e sezonit të dytë me skuadrën e Chicago Fire, e cila po vuan për fitore, shkruan IndeksOnline.

”The Fire” pësoi mbrëmë humbjen e gjashtë radhazi, teksa Schweinsteiger dëshmoi edhe njëherë se nuk e ka harruar magjinë e vjetër, duke shënuar një gol të bukur nga më shumë se 30 metra.

Goli i Schweinit ishte i barazimit në këtë ndeshje (1-1) ndaj Real Salt Lake, dhe në përfundim, kjo e fundit arriti të fitojë me rezultat, 2-1.

Kujtojmë se Schweinsteiger u alrgua nga Bayern Munich drejt Manchester Unitedit, dhe verën e kaluar ai vendosi të transferohej në Amerikë./IndeksOnline/