21:33 / E Enjte, 22 Korrik 2021 / FG

Bastisen shtëpitë e dy personave në Gjilan, paketuan duhan të papërpunuar dhe e vunë në tregun e Kosovës

Gjatë ditës së sotme Njesia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, në asistim të NJRSH – Gjilan, Njësitit antikontraband nga Dogana e Kosovës dhe ATK, ka bastisur shtëpitë e dy personave për shkak të dyshimit se kryen veprën penale “tregti e ndaluar”.

Indeksonline mëson se dy personat në shtëpitë e tyre të banimit kanë përpunuar e paketuar duhan të ngrirë të papërpunuar dhe të njëjtin e kanë vënë në qarkullim në tregun e Kosovës.

Ata kanë përdorë mjete të ndryshme teknike për grirje dhe i kanë vendosur tiketa të llojeve të ndryshme.

Kështu, në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar qindra lloje të ndryshme të duhanit të grirë të përpunuar, makina teknike, peshore elektrike digjitale për matjen e duhanit e cigare pa banderol.

Të gjitha mallrat janë sekuestruar nga Njësti Doganor Antikontraband.

Te dyshuarit janë intervistuar ne prezencën e avokatëve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe janë ndaluar për 48 orë./Indeksonline/