Bastisje në tri lokacione në Kamenicë, arrestohen pesë të dyshuar
Në Terstenë të Kamenicës janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 30 trupa dru teknikë, një sasi e dërrasave, 4 traktorë dhe një kamion.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ku thotë se aksioni u zhvillua pasi disa persona kanë tërhequr nga Serbia në Kosovë, dru teknikë.
Lidhur me rastin, janë arrestuar pesë persona.
“Terstenë, Kamenicë / 23.03.2026 – 15:00. Pas hetimeve të zhvilluar është vërejtur se disa persona kanë tërhequr nga Serbia në Republikën e Kosovës dru teknik. Me vendim të prokurorit janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 30 trupa dru teknikë, një sasi e dërrasave, 4 traktorë dhe një kamion që dyshohet se janë shfrytëzuar për kryerjen e veprës. Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

