20:17 / E Premte, 15 Shtator 2023 / MSH

Bastisjet e fundit/ Avokati Smakiqi del më një shpjegim, tregon për veprimet që mund të pasojnë pas aksioneve të fundit

Avokati, Xhevdet Smakiqi ka dal me një reagim lidhur me bastisjet dhe konfiskimet e telefonëve që po iu bëhen ish- pjesëtarëve të UÇK-së.

Smakiqi thotë se sekuestrimi i paisjeve si aparatit telefonit personal nga Prokurori i Specializuar bëhet vetem ndaj personit qe është nën hetime penale.

“Bastisja si veprim hetimor në banesën e personit nën hetime penale bëhet me urdhër bastisje vetëm me aprovim paraprak të kërkesës së ZPS-së nga ana e Gjyqtarit të Procedurës paraprake të DHS në Hagë”, ka shkruar ndër të tjera Smakiqi.

Postimi i plotë i tij:

Veprimet hetimore te ZPS-së kunder pjestarëve te UÇK-së!

Duket se ka një mungesë te sqarimeve te plota edhe nga debatet nëpër televizione e prononcime publike por edhe nga koleget e mi avoaktë lidhur me këtë çështje delikate dhe me interes te madh publik e kombëtar sepse kemi te bëjmë me UÇK-në pjestarët e saj.

1. Sekuestrimi i sendit, paisjeve si aparatit telefonit personal nga Prokurori i Specializuar bëhet vetem ndaj personit qe është nën hetime penale.

2. Bastisja si veprim hetimor në banesen e personit nen hetime penale bëhet me urdhër bastisje vetem me aprovim paraprak te kerkeses se ZPS-se  nga ana e Gjyqtarit te Procedures paraprake te DHS në Hagë.

3. Urdhëresa për sekuestrimin e sendit përmban arsyetimin dhe afatin e mbajtjes se sendit me pershkrim sendi do te kthehet te personi i dyshuar nen hetime penale ne fund te skadimit te afatit.

4. Aktvendimet e ZPS-së për sekuestrim te sendit janë te afatizuara dhe nese nuk aprovohet zgjatja e afatit ato sende telefona detyrohet te ia kthejë personit nen hetim  pronarit.

Prandaj bastisjet dhe sekusterimi i sendeve ndaj pjestarëve te UÇK-së ditëve te fundit nënkuptojnë anvancim te hetimeve penale në rastet e inicuara vite me përpara por dhe mundësi zgjerimi te hetimeve per veprat penale pengimi i drejtësisë.

Rezultatet e bastijseve dhe sekuestrimit te sendeve do te pasohet ne veprime tjera qoftë ngritje te aktakzuave qoftë dhe arrestimeve te reja.

Dhomat e Specializuar te Kosoes ne Hagë dhe ZPS-ja për shkak te kompentencave te zgjeruara te garantuara me Kushtetuten e Kosoves me stafin nderkombëtar prokurorë dhe gjyqtarë po ushtrojnë  jursdiksonin lëndor terriotorial dhe kohor pushtetin e tyre te pa kufizuar ndaj pjestarëve te UÇK-së.

Kurse standardi i drejtësisë i Dhomave te Specializuara ne Hagë këto vite sa kemi parë, transparenca per publikun dhe parimi i publicitetit janë në nivelin me te ulët duke cenuar shkelur fortë te dretjat themelore nejrëzore ndaj secilit subjekt qe i nenshtrohet e qe janë pjestarët e UÇK-së.