17:30 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bastoret e bëjnë favorit absolut Interin sonte

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Interit dhe Shakhtar Donetsk në stadiumin “Merkur Spiel Arena”.

Kjo ndeshje zhvillihet në kuadër të gjysmë-finaleve të Evropa Ligës. Fituesi do të luaj në finale me Sevillan, transmeton Indeksonline.

Sipas bastoreve, skuadra italiane është favorit absolut sonte kundër ekipit ukrainas .

Kuota e Interit për ta fituar është 1.57, kurse ajo e Shakhtar është 5.25.

Barazimi brenda 90 minutave është vlerësuar me kuotë 4.33.

Për Interin sonte mungesa më e madhe është Alexis Sanchez, kurse tek Donetsk mungon mbrojtësi brazilian Ismaily./Indeksonline/