10:55 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bastoreve nuk ua “mbush syrin” Feronikeli, favorizojnë kundërshtarin

Të mërkurën Feronikeli do të luaj ndeshjen e parë kualifikuese të Europa League kundër Slovan Bratislava.

Pasi u eliminua nga Liga e Kampionëve, skuadra nga Drenasi ka edhe një mundësi për të zhvilluar garat në Europa League.

Sipas kompanive të basteve, sllovakët janë dukshëm më favorit në këtë ndeshje.

Fitorja e Slovan Bratislavës është kuotuar me 1.14, barazimi me 7.00 derisa fitorja e Feronikelit 13.00. /IndeksOnline/