15:32 / E Hënë, 04 Janar 2021 / A. A

Batatina: Do të qëndrojë te Llapi si Fergusoni në Manchester United

Tahir Batatina, ka mohuar spekulimet se Llapi është duke kërkuar trajner të ri.

Ai ka konfirmuar se do të mbetet në postin e njëjtë edhe në sezonin pranveror.

Madje Batatina shprehet se nuk e ka ndërmend një kohë të gjatë t’ia dorëzojë postin askujt.

“Unë do t’i shërbej Llapit sikur Alex Fergusoni, Manchesterit”, deklaroi Batatina për Indeksonline. Ekipi nga Podujeva e mbylli sezonin vjeshtor të Superligës në vendin e 8-të më 20 pikë.

Edhe pse kanë vetëm 1 pikë më tepër se vendi që dërgon në Ligën e Parë, drejtuesit e klubit janë të sigurt, se Llapit nuk i rrezikohet qëndrimi në elitën e futbollit kosovar.

/Indeksonline/