18:50 / E Diele, 16 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Batatina fajëson fushën për barazimin me Dukagjinin

Dukagjini ka arritur ta ndal skuadrën e Llapit e cila është përforcuar mjaft shumë në afatin e janarit.

Në stadiumin ’18 qershori’, dy skuadrat luajtën baras pagola, 0-0.

Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina u ankua në gjendjen e fushës.

“Kishim përgatitur ndeshjen që ta mbyllnim brenda 45 minutave. Krijuam shumë raste shënimi në pjesën e parë dhe në bazë të asaj që u pa në fushë rezultati duhej të ishte 4-0 në favorin tonë.

Megjithatë edhe fusha na i vështirësoi punët, pasi që në këtë terren është e pamundshme të luash futboll. Sidoqoftë ne do të përgatitemi për ndeshjet e radhës, pasi që ka ende shumë ndeshje për tu luajtur”, tha Batatina.

Tutje, Batatina tha se synim i tyre këtë edicion është pozita e dytë që dërgon në Ligën e Evropës.