20:03 / E Hënë, 09 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Batatina flet për rikthimin e Mirlind Dakut te Llapi

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka mohuar zërat për rikthimin e Mirlind Dakut te Llapi.

Në profilin e tij në Facebook, Batatina ka thënë se nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim.

“Po shoh që po shkruhen lajme rreth rikthimit të Dakut tek KF Llapi por as një lëvizje për momentin nuk ka në këtë drejtim, me respekt por duhet të jemi të sinqert!” shkruan Batatina.

Daku aktualisht luan te skuadra shqiptare Kukësi.

/Indeksonline/