Zyrtare: Llapi prezanton sulmuesin holandez
Skuadra e Llapit ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit holandez Yaid Marhoum, i cili nga sot është pjesë e skuadrës nga Podujeva.
Klubi bardhekaltër bëri të ditur se 22-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjatë, e vlefshme deri në verën e vitit 2029, duke u bërë pjesë e projektit të Llapit për sezonet e ardhshme, shkruan Indeksonline
Marhoum është produkt i futbollit holandez dhe një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të tij e ka kaluar në akademinë e FC Twente, ndërsa më pas ka fituar përvojë në futbollin profesionist me TOP Oss.
Nga Llapi vlerësojnë se sulmuesi i ri, falë shtatlartësisë dhe forcës fizike në fazën ofanzive, pritet t’i japë një dimension të ri repartit të sulmit dhe të kontribuojë në arritjen e objektivave të klubit.
Në fund të njoftimit, drejtuesit e Llapit i uruan mirëseardhje Yaid Marhoumit dhe suksese me fanellën bardhekaltër./Indeksonline.

