10:26 / E Hënë, 30 Mars 2020 / indeksADMonline

Batatina flet për shpenzimet marramendëse të Llapit

Përhapja e pandemisë së ‘koronavirusit’ ka shkaktuar jo pak telashe për klubet sportive në vend që tashmë kanë filluar t’i ndjejnë shqetësimet e para.

Pikërisht për këto halle ka folur Tahir Batatina, kryetrajner i KF Llapit dhe njëherit bashkëdonatorë së bashku me vëllezërit e tij në klubin nga “Zahir Pajaziti”.

Ai në emisionin “Sport Show” në Klan Kosova ka zbuluar edhe shpenzimet mujore dhe ato vjetore të klubit që ai drejton.

“52 mijë euro kemi shpenzime mujore, derisa për një edicion kemi shpenzime rreth 880 mijë euro. Të gjenden 50 mijë euro pa punuar bizneset tona në këtë situatë është e vështirë pasi nuk kemi ndonjë rezervë”, deklaroi fillimisht ai.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tashmë ka hartuar një pako prej 5 milionë euro për t’u ndarë klubeve sportive në vend.

Mbetet për tu parë se si do t’u shpërndahen klubeve këto mjete.