Batatina pas fitores së Llapit: Rrini të qetë, sepse Llapi i ka dy luanë që e menaxhojnë: Beqir dhe Tahir Batatina!”
Llapi ka arritur të sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.
Ata mposhtën Dinamo Ferizajin, me rezultat 0-2 në finalen e barazhit që u zhvillua në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit.
Pas kësaj fitore trajneri i Llapit, Tahir Batatina bëri një status në “Facebook” duke uruar të gjithë mbështetësit e klubit për këtë gjë.
“Urime të gjithëve në Llap dhe Gollak. Rrini të qetë, sepse Llapi i ka dy luanë që e menaxhojnë: Beqir dhe Tahir Batatina!”, u shpreh ai./IndeksOnline/

