19:20 / E Shtunë, 15 Prill 2023 / C E

Batatina pas humbjes së Llapit nga Trepcça’89: Lojtarët me 800€ dhe ata me 4500€

Fitore tejet të rëndësishme arriti Trepça’89 që në “Riza Lushta” mposhti Llapin me rezultat 2:1.

Ilir Krasniqi kaloi llapjanët në epërsi në minutën e 25-të, para se mitrovicasit të bënin përmbysjen e madhe.

Në minutën e 67-të Oyekanmi barazoi shifrat, kurse në minutat shtesë, Sahiti ishte i saktë nga penalltia për t’i ndalur tri pikët në Mitrovicë.

Me këtë fitore, tani Trepça’89 del nga zona e rrezikshme dhe renditet e shtata me 33 pikë gjithsej.

Kurse, Llapi bie në vendin e katërt me 39 pikë të grumbulluara.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti i Llapit, Beqir Batatina.

Ai në koment në postimin e klubit llapjan bëri dallimin e pagave të lojtarëve. 

Sipas tij fituan futbollistët me pagat 800 euro dhe humbën ata me pagat 4500 euro.