18:34 / E Martë, 28 Mars 2023 / Gj. Sh

Batatina tregon çka u diskutua sot në takimin e klubeve

Sot përfaqësuesit e klubeve kosovare, kanë mbajtur një takim në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në takim kanë marrë pjesë 20 klube dhe është diskutuar rreth mos licencimit të FFK-së nga Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit, pasi me 31 mars mbyllet edhe viti fiskal, shkruan IndeksOnline.

Mbajtjen e këtij takimi për IndeksOnline e ka konfirumuar edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Ai tha se pika e vetme e rendit të ditës ishte diskutimi për ligjin e sponzorizimit, pasi klubet janë të pakënaqura për moslicencimin e FFK-së dhe se klubet janë në krizë financiare dhe rrezikojnë falimentimin.

”Arsyeja e takimit ka qënë ligji i sponzorizimit, e vetmja pikë e rendit të ditës ka qënë ajo, për atë kena diskutu dhe nuk ka pas diçka tjeter, vetëm ligji i sponzorizimit, për shkak se klubet janë të pakënaqura me mosmiratimin e ligjit dhe për arsye se po humbin shumë mjete financiare dhe klubet janë në krizë të thellë që mund të vijnë deri te falimentimi dhe kanë shpreh indinjaten e tyre që të bashkohemi dhe të diskutojmë edhe për hapat e mëtutjeshme.”, tha Batatina për IndeksOnline.

Trajneri i Llapit tha se klubet do të mbajn edhe një takim ditën e nesërme dhe pastaj pritet të kenë një takim edhe me ministrin Hajrullah Çeku.

”20 klube kanë marrë pjesë, edhe pse disa jane njoftuar me vonesë, por kane konfirmuar se dotë marrin pjesë në takimin e radhës, besoj se do të jetë nesër, pastaj presim takim edhe me ministrin e sportit, ku kemi kërkuar takim nga ministria, ku personat zyrtar na kanë njoftuar se takimi me ministrin do të jetë nesër, , ku do të shohim se cilat do të jenë hapat e ministrisë rreth ligjit të sponzorizimit sepse po penalizohen klubet, ku janë në gjendje të keqe financiare dhe do të shohim cilat do të jenë hapat e radhës të klube nese nuk miratohet ky ligj.”, shtoi Batatina.

Batatina shpreson që takimi me ministrin të mbahet nesër, ku do të marrin pjesë një delegacion i caktuar nga klubet kosovare, dhe po ashtu prezent do jetë edhe dikush nga Federata e Futbollit të Kosovës./IndeksOnline/