18:12 / E Martë, 16 Shkurt 2021 / A. A

Batatina tregon se kur pritet të transferohet Veliu te Beshiktashi

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka konfirmuar negociatat me Beshiktashin për Valmir Veliun.

Përfaqësues të ekipit turk e kanë përcjellur mesfushorin nga afër gjatë ndeshjeve përgatitore në Turqi.

Batatina mendon që transferimi pritet të realizohet në verë.

“Po Beshiktashi është në vëzhgim e sipër për Valmirin. Një përfaqësues i tyre e kanë marrë autorizimin tonë për me përfaqësu Valmirin. Tash presim në deri përfundim të kampionatit. Ata do të vijnë në Kosovë dhe do t’i ndjekin shohin edhe talentat tjerë të Llapit. Do të qëndrojnë 7 ditë këtu” deklaroi Batatina për Indeksonline.

Përpos Beshiktashit, për shërbimet e Valmir Veliut kanë qenë të interesuara edhe disa skuadra të huaja nga rajoni e Portugalia.

/Indeksonline/