18:21 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Batatina: Vitin e ardhshëm stadiumi i Llapit do të jetë si “Camp Nou”

Llapi është mposhtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” nga Feronikeli me rezultat 1-3 në ndeshjen e xhiros së parafundit të Superligës.

Tahir Batatina ka thënë se fajtor i kësaj humbje është morali i dobët i lojtarëve pas humbjes me Prishtinën.

Shume e vështirë të motivohet skuadra pas humbjes ndaj Prishtinës. E kemi ditë që do të jetë një ndeshje e vështirë edhe pse në pjesën e par luajtëm mirë“, ka thënë Batatina pas ndeshjes për Supersport.

Motivi i lartë i skuadrës mysafire. Ky është futbolli, Llapi ka qenë një ndër skuadrat më të mira të Superligës“.

Trajneri i Llapit ka thënë gjithashtu se skuadra e tij është kampion moral dhe premton se sezonin tjetër “Zahir Pajaziti” do të doket si “Camp Nou”.

Llapi është kampione me lojën e zhvilluar dhe si kampion moral“.

Tifozët llapjan e dinë mirë karakterin tim, këtë stadium do ta shihni një “Camp Nou” sezonin e ardhshëm, dhe llapi prapë do të luftoj për titullin kampion“, përfundoi Tahir Batatina.

Llapi edhe pse ka një ndeshje për të zhvilluar ka përfunduar sezonin në vendin e tretë në tabelë. /IndeksOnline/