21:47 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Batatina zbulon katër lojtarët e Llapit që do të transferohen në Evropë

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka zbuluar se katër futbollistët që ai stërvit do të transferohen në Evropë gjatë verës.

Sipas tij, klube evropiane kanë dërguar oferta për Valmir Veliun dhe Hajdin Salihun derisa në vëzhgim janë edhe Kastriot Selmani dhe Alban Shabani.

Ky është njoftimi i tij:

Këta janë yjet e skuadrës së Llapit, të cilët shumë shpejt pritet ta shijojnë arenën evropiane dhe transferimin në klube evropiane.

Ofertat konkrete veç se kanë mbërritur për dy futbollistët, Valmir Veliun dhe Hajdin Salihun, kurse nën vëzhgimin e klubeve evropiane do jenë edhe Kastriot Selmani e Alban Shabani, të cilët do përcillen në ndeshjet në vijim të kampionatit.

Ajo çfarë kam deklaruar shpesh herë po përmbushet me sukses! Talentët e KF Llapit dhe tjerave qytete e dinë destinacionin për në Evropë, KF Llapi ua jep mundësinë dhe realizimin e ëndrrës së futbollistëve – Evropën! T.B