Baton Zabërgja nuk ndalet, shënon në fitoren e Dinamos

Skuadra e Dinamo Tirana ka shënuar fitore ndaj Elbasanit në ndeshjen e javës së 21-të në Superiore të Shqipërisë.
Gol në këtë takim shënoi edhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Baton Zabërgja, shkruan Indeksonline
Zabërgja shënoi një gol tejet të bukur me këmbën e tij të majtë në minutën e 61’të.
23-vjeçari shënoi golin e tij të dhjetë këtë edicion me fanellën e Dinamos në ligë. Ai po ashtu ka bërë edhe pesë asiste./Indeksonline/