23:11 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Bavarezët fitojnë në Lisbonë, Lyoni befason Man Cityn

Bayern Munich e ka nisur me ”këmbë të djathtë” edicionin e ri në Champions League duke e mposhtur Benfican.

Bavarezët kanë regjistruar fitore ndaj skuadrës portugeze me rezultat, 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në Lisbonë në grupin E.

Golat për skuadrën gjermane i shënuan Robert Lewadnowski (’10) dhe Renato Sanches në minutën e 54-t, transmeton IndeksOnline.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme.

Nga ana tjetër, në kuadër të grupit F, Lyoni i ka shkaktuar humbje befasuese Manchester Cityt në ”Etihad Stadium”.

Cornet dhe Fekir shënuan për francezët, ndërsa për ”Qyetarët” golin e nderit e shënoi Bernardo Silva.

Kështu, kjo është humbja e tretë radhazi e Man Cityt në Champions League si vendas; 1-2 nga Baseli, 1-2 nga Liverpooli dhe 1-2 nga Lyoni./IndeksOnline/