22:23 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Bayern i bën me dije Dortmundit se nuk e ka lehtë për titull

Bayern Munchen ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim te Hoffenheim. Skuadra e Kovaq ka fituar me rezultat 1-3 në ndeshjen e parë të Bundesligës për këtë vit.

Leon Goretzka është meritori për këtë fitore.

Ish ylli i Schalkes ka realizuar dy gola në këtë takim, që të dyja në pjesën e parë.

Schulz shënoi për të tentuar rikthimin e vendasve, por Lewandowski nuk ka hapësirë për rikthim me golin e shënuar në minutën e 87.

Me këtë fitore, Bayern tani është vetëm tre pikë larg Dortmundit, skuadër e cila nesër luan në udhëtim të vështirë te Leipzig./Indeksonline/