17:28 / E Shtunë, 29 Maj 2021 / Blerim

Bayern Leverkuseni i uron sukses në finale, Kai Havertzit

Skuadra e Bayern Leverkusenit i ka uruar sukses për në finalen e Ligës së Kampionëve ish-futbollistit të tyre, Kai Havertz.

21-vjeçari ishte pjesë e Leverkusenit nga viti 2016 deri në atë 2020 ku edhe u transferua te skuadra e Chelseas e që sot luan finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Cityt, shkruan IndeksOnline

Kështu, klubi gjerman i ka uruar fat mesfushori sonte në finalen që fillon nga ora 21:00.