22:51 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / Gj. Sh

Bayern Munchen arrin marrëveshje me portierin e Zvicrrës

Gjiganti gjerman, Bayern Munchen, ka arritur marrëveshje verbale me portierin zvicerran Yann Sommer.

Raportohet se 34 vjeçari do të transferohet te Bayerni qysh në afatin kalimtar të janarit, transmeton IndeksOnline.

Somer e njeh mjaft mirë Bundesligën gjermane pasi që nga viti 2014 është pjesë e skuadrës Borussia Monchengladbach./IndeksOnline/