Bayern Munchen fitues i Kupës së Gjermanisë

Skuadra e Bayern Munchen ka arritur ta fitoj edhe një tjetër titull.
Bavarezët sonte mposhtën në finale të Kupës së Gjermanisë ekipin e Leverkusen me rezultat 2:4, transmeton Indeksonline.
Golat për bavarezët i shënuan: Alaba(16′), Gnabry(24′) dhe Lewandowski(59′, 89′).
Kurse për Leverkusenin shënoj Bender në minutën e 63-të dhe Havertz në minutën e fundit.
Pas Bundesligës, ky është titulli i dytë që Bayern Muncheni e fiton. Bavarezët janë ende në garë për Ligën e Kampionëve./Indeksonline/