12:09 / E Diele, 29 Gusht 2021 / OSH

Bayern Munchen i “sos” ekipet e Bundesligës, afër transferimit të dy lojtarëve të Gladbachit dhe një të Leipzigut

Skuadra e Bayern Munchen njihet si ekip që blen yjet e kundërshtarëve të saj në Bundesligë.

Kjo storie nuk do të ndryshoj as në këtë merkato. Sipas gazetarit të afërt me klubin bavarez, Christian Falk, Bayern Munchen është afër transferimit të 3 lojtarëve, transmeton Indeksonline.

Falk shkruan se marrëveshja me Leipzig për mesfushorin Sabitzer është e përfunduar. Ai do të transferohet tek bavarezët për shumën nën 16 milionë euro.

Po ashtu, bavarezët janë të interesuar për mbrojtësin e Monchengladbach, Matthias Ginter. Bayern synon ta transferoj ën këtë verë, por nëse nuk ndodh, atëherë ai do të vij verën e ardhshme me parametra 0 euro.

Tutje, Bayern Munchen është afër të ia blej Monchengladbachit edhe mesfushorin 29 vjeçar, Jonas Hofmann. Bisedimet janë duke u zhvilluar, lojtari ka pranuar të transferohet.

Me Hofmann dhe Sabitzer, bavarezët duan ta forcojnë mesfushën./Indeksonline/