11:51 / E Enjte, 10 Janar 2019 / indeksADMonline

Bayern Munchen i vjelë skuadrat e Bundesligës, qe një fakt se pse është “baba”

Bayern Munchen historikisht është dalluar në Bundesligë për dominimin në të gjitha aspektet. Edhe kur është fjala te transferet, Bayern është njëshi.

Vetëm në shekullin 21, Bayern ka blerë 395 milionë euro yje vetëm nga Bundesliga. Strategjia e Bayernit është në dobësimin e kundërshtarëve, dhe në të njëjtën kohë forcimin e skuadrës.

Rasti i fundit ishte nënshkrimi me Benjamin Pavard. Mbrojtësi 22-vjeçar francez, kampion i botës me Les Bleus në Rusi, do të mbërrijë në verë në Bayern pasi bavarezët kanë paguar klauzolën e tij prej 35 milionë eurosh.

Neuer, Kimmich, Ballack, Klose, Lúcio, Mario Gómez, Podolski, Mandzukic, Leëandoëski, Götze dhe Hummel janë vetëm disa nga yjet që Bayern ua ka marrë skuadrave gjermane viteve të fundit.

Pavarësisht se Bayern e dominon tregun gjerman, skuadrës më të madhe gjermane në disa raste kanë dështuar t’i vijnë disa lojtarë nga Bundesliga.

De Bruyne, Sane dhe Gundogan (City), Firmino dhe Keita (Liverpool), Aubameyang (Arsenal) ose së fundi Pulisic (Chelsea) janë yjet që s’e kanë preferuar kalimin te Bayern./Indeksonline/