22:52 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / OSH

Bayern Munchen kryen punë kundër Lazios qysh në lojën e parë, e mposhtë me rezultat të thellë

Skuadra e Bayern Munchen ka arritur të shënoj fitore të lehtë kundër Lazios.

Bavarezët që ishin mysafirë fituan me rezultat 1:4 ndaj skuadrës së Vedat Muriqit, transmeton Indeksonline.

Golat për Bayern Munchenin i shënuan: Lewandowski 9’, Musiala 24’, Sane 42’ dhe Acerbi autogol 47’.

Ndërsa golin e vetëm për Lazion e shënoj Correa në minutën e 49-të.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nuk luajti asnjë minut në këtë ndeshje./Indeksonline/