19:16 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Bayern Munich dëshiron talentin spanjoll

Bayern Munich pritet të bëjë një ofertë zyrtare për një nga talentët me të ardhmen më të ndritshme të Spanjës – mesfushorin e Espanyolit, Marc Roca.

Roca luajti me Spanjën U21 që mundi Gjermaninë në finalen e Kampionatit Europian U21 në Itali muajin e kaluar.

Negociatat kanë vazhduar ndërmjet Bayernit dhe Espanyolit, të cilët kuptohet se i kanë thënë klubit gjerman se do të duhet të paguajnë klauzolën e lirimit në kontratën e tij për ta marrë atë.

Kjo pagesë thuhet se është 40 milionë euro, por Bayern thuhet se ka treguar gatishmëri për të paguar një tarifë rreth 30 milion euro gjatë bisedimeve, raporton SkySports, përcjellë Indeksonline.

Kushtet personale midis Bayernit dhe 22-vjeçarit Roca nuk pritet të jenë një problem,./Indeksonline/