11:32 / E Mërkurë, 09 Janar 2019 / indeksADMonline

Bayern Munich me komunikatë zyrtare për supertalentin Callum Hudson-Odoi

Bayern Munich kanë konfirmuar publikisht interesimin e tyre për supertalentin anglez të Chelseas, Callum Hudson-Odoi duke dërguar ofertën e katërt në drejtim të skuadrës së Chelseas e cila kap vlerën e 40 milionë eurove.

Oferta është e barabartë me klauzolen që Chelsea i ka vënë talentit të tyre dhe kjo nuk përfshinë një klauzolë të rikthimit në Stamford Bridge në të ardhmen, shkruan IndeksOnline.

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic duke folur për talentin anglez është shprehur: “Ai është një lojtar interesant. Ai është i ri dhe i shpejtë. Ai mund të ambientohet me stilin e lojës sonë dhe ne jemi duke e ndjekur atë”