22:53 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / Gj. Sh

Bayern Munich mposht Manchester Unitedin në ndeshjen ku u shënuan shtatë gola

Bayern Munich e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

“Bavarezët”, mposhtën në “Alianz Arena”, Manchester Unitedin me rezultat 4-3, shkruan IndeksOnline.

Leroy Sane hapi serin e golave në minutën e 28-të, ndërsa katër minuta më vonë, Gnabry fyfishoi epërsinë e Bayernit. Me rezultat 2-0 u mbyll pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë Hojlund ngushtoi rezultatin në minutën e 49-të.

Bayern riktheu epërsinë e dy golave vetëm pas katër minutave ojë, ku harry kane u tregua i skat nga penalltia.

Në fund të ndeshjes u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Casemiro ngushtoi rezultatin në minutën e 88-të, para se Tel në 90+2 të shënoj për 4-2.

Në sekondat e fundit Casemiro shënoi golin e dytë personal dhe të tretit për “Djajtë e kqu” në 90+5, për rezultatin përfundimtar 4-3.

Pas ndeshjeve të sotme,, Bayern kryeson Grupin A me 3 pikë, Galatasaray dhe Copenhagen kanë nga 1 pikë, ndërsa United e fundit me 0 pikë./IndeksOnline/