11:54 / E Shtunë, 09 Mars 2019 / indeksADMonline

Bayern Munich mposhtë Barcelonën dhe PSG-në, afër të transferoj sensacionin e ligës franceze

Ekipi gjerman, Bayern Munich janë afër finalizimit të marrëveshjes me sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe.

Sipas ‘Le10 Sport’, Pepe ka vendosur që të kaloj tek gjiganti gjerman, transmeton Indeksonline.  

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë po kalon në një formë të mrekullueshme këtë sezon. Deri më tani në ligën franceze këtë sezon ka shënuar 16 gola dhe ka bërë tetë asiste.

Për 23 vje­çarin janë interesuar edhe ekipet si Barcelona dhe PSG./Indeksonline/