14:48 / E Diele, 23 Janar 2022 / MSH

Bayern Munich nuk heq dorë nga lojtari i Barcelonës

Bayern Munich  nuk ka ndërmend të heq dorë nga lojtari i Barcelonës. Bavarezët vazhdojnë e këmbëngulin për transferimin e Frenkie de Jong.

Lojtari holandez nuk është i preferuari i Xavi Hernandez te katalanasit dhe në këto kushte mesfushori është lehtësisht i transferueshëm për skuadrën e Bayern Munich.

“Marca” ka raportuar se Bayerni po interesohet për shërbimet e holandezit dhe synon transferimin e tij qysh në janar. Bavarezët janë gati të ofrojnë deri në 50 milionë euro për t’i marrë shërbimet e ish-mesfushorit të Ajaxit.

Trajneri i Bayernit, Julian Nanglesmann e pëlqen shumë De Jongun dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e tij.

Edhe nëse blaugranët nuk pranojnë ta shesin lojtarin e tyre gjatë kësaj merkatoje, skuadra gjermane është gati ta blejnë lojtarin holandez gjatë merkatos së verës.