Bayern Munich thyen rekord në të hyrat financiare
Bayern Munich ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Klubi bavarez ka arritur që për herë të parë në histori të regjistrojë një xhiro financiare prej 1 Miliard euro.
“Bayern nuk është as në pronësi të një shteti dhe as kompanie. Gjithmonë ka qenë e pavarur dhe jo e rënduar nga borxhi. Ne jemi ende shumë, shumë krenarë për këtë.”, ka deklaruar CEO i Bayernit, Jan-Christian Dreesen./IndeksOnline/