22:54 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bayern – Sevilla | Mbyllet koha e rregullt në Super Kupën e Evropës

Tashmë ka përfunduar koha e rregullt në takimin e Super Kupës së Evropës ndërmjet Bayernit e Sevillas.

Rezultati final u mbyll në 1:1, por skuadra do të vazhdojnë edhe për 30 minuta të luajnë mes veti, e nëse nuk ka ndryshim rezultati as në këto minuta, ndeshjen do ta përcaktojnë penalltitë, shkruan IndeksOnline

Golin e parë e shënuan Sevilla përmes Ocampos nga pika e bardhë në minutën e 13’të të takimit, ndërkaq rezultatin në 1:1 e barazoi Goretzka në minutën e 34’të të duelit.