75 Mall Live Search
08:21 / E Shtunë, 21 Qershor 2025 / Gj. Sh

Bayern shënon fitore ndaj Boca Juniors dhe kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Bayern Munich ka shënuar edhe fitoren e dytë në Kupën e Botës për Klube.

Skuadra bavareze e mposhti Boca Juniorsin, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Harry Kane shënoi golin e epërsisë në minutën e 18-të. Me rezultat 1-0 u mbyll edhe pjesa e parë.

Miguel Merentiel e riktheu Bocan në lojë, pasi barazoi shifrat në minutën e 64-të.

Hero i Bayernit ishte Michael Olise, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 84-të.

Me këtë fitore Bayern Munich siguron kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, pasi është lider e e Grupit C, me 6 pikë, dy më shumë se Benfica.

Boca Juniors renditet e treta me një pikë, ndërsa skuadra nga Zelanda e Re, Aucland City është zyrtarisht e eliminuar, me 0 pikë./IndeksOnline/