15:56 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Bayerni debuton me tre fëmijë, njëri nga ta kosovar (Foto)

Bayern Munchen ka startuar ndaj Eintracht Frankfurt me një formacion krejtësisht ndryshe. Heynckes nga minuta e parë ka filluar me tre futbollistë të rinjë nga akademia.

Njëri nga ta është edhe kosovari, Meritan Shabani. Nicklas Dorsch e Franck Evina janë dy adoleshentët tjerë që kanë filluar nga minuta e parë lojën.

Evina luan si mbrojtës i krahut ndërsa është vetëm 17 vjeç. Shabani luaj si mesfushor sulmues dhe llogaritet si një nga talentët më perspektiv te Bayerni./Indeksonline/