23:06 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Bayerni dhe Barcelona pa pikë problemi kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Tashmë kanë përfunduar dy takimet e Ligës së Kampionëve, ai ndërmjet Bayern-Chelsea dhe Barcelona- Napoli.

Bayerni dhe Barcelona arritën që pa pikë  problemi të kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, kjo falë lojës së tyre në fushë sonte, shkruan IndeksOnline

Me katër gola të shënuar dhe një të pësuar, “bavarezët”, triumfuan ndaj një Chelsea që sonte nuk ishte në nivelin e duhur.

Ndërkaq, në takimin tjetër, Barcelona e “shkatërroi” Napolin, ku tre gola i mjaftuan për të vazhduar tutje në këtë kompeticion të madh të grave.