75 Mall Live Search
19:36 / E Diele, 19 Prill 2026 / G T

Bayerni e bën ligjin në Bundesliga, shpallet kampion për herë të 35-të në histori

Bayern Munchen është kampione e sezonit 2025/26 në Bundesliga.

Klubi “bavarez” sonte mposhti 4:2 Stuttgartin në “Allianz Arena” dhe matematkisht kanë siguruar titullin kampion, shkruan Indeksonline

Ky është titulli i 35-të në histori të klubit të Bayern Munchen dhe i dyti me radhë me trajnerin Vincent Kompany.

Golat sot për Bayernin në këtë fitore 4:2 i shënuan: Guerreiro, Jackson, Davies dhe Harry Kane./Indeksonline/