23:38 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bayerni e mposhtë Sevillan dhe shpallet kampion i Superkupës së Evropës

Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Bayernit dhe Sevillas, dule ky në kuadër të fianles së Superkupës së Evropës.


Me mjaft mund, Bayerni arrit ta fitojë këtë takim, pas golit të shënuar në minutën e 104 nga Javier Martinez, shkruan IndeskOnline


Këtë sfidë e nisën mbarë Sevilla me golin e Ocampos nga penalltia në minutën e 13’të takimit, por Bayerni nuk u dorëzua për asnjë çast barazoi rezultatin përmes Goretzka në minutën e 34’të, ndërkqa fitoren ia dhuroi Martineze në vazhdime.

Kjo fitore i siguron Bayernit edhe një tjetër titull pas atij të Ligës së Kampionëve, duke vulosur kështu dominimin në futbollin evropian.