09:18 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / Blerim

Bayerni gjen menjëherë zëvendësuesin e David Alaba, luan në Championship

Skuadra e Bayern Munchen ka filluar menjëherë të hulumtoj për zëvendësuesin e David Alaba.

Kampioni gjerman ka nisur bisedimet me lojtarin e ri të Readingut, Omar Richards, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari, Christian Falk përmes rrjeteve sociale.

Richards është vetëm 22-vjeçar dhe shihet si një opsion i mirë për ta zëvendësuar David Alaban, pasi ky i fundit do të largohet gjatë afatit të verës.

Anglezi ka të zhvilluara afër 75 paraqitje me ekipin e Reading dhe ka shënuar 2 gola. Vlera në ‘Transfermarkt’ është vetëm 2 milionë euro./IndeksOnline/