22:26 / E Mërkurë, 30 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bayerni i “çelikt”, nuk i lë Dortmundit rend për tituj,e fiton Superkupën e Gjermanisë!

Tashmë ka përfunduar finalja e madhe e Superkupës së Gjermanisë ndërmjet Dortmundit dhe Bayerint.

Mes një drame të madhe në “Alienz Arena”, skuadra e Flick triumfoj ndaj Dortmundit me rezultatin final në 2:3, shkruan IndeksOnline

Të parët që kaluan në epërsi ishin Bayerni përmes Tolisson në minutën e 18’të takimit, duke vazhduar me Muller, ndërkaq epërsinë e Bayenrit e ngushtoi, Brandt në minutën e 39’të takimit. Këshut, rezultati i pjesë së parë u vendos në 1:2.


Ndërkaq, pjesa e dytë solli ndryshime, ishte sulmuesi, Erling Haaland që barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 55’të duelit, por këtë sfidë e vulosi Kimmich në minutën e 82’të në 2:3.


Pas, Ligës së Kampionëve, Superkupës së Evropës, Bayerni fiton edhe trofeun e Superkupës së Gjermanisë.