22:49 / E Mërkurë, 21 Tetor 2020 / C E

Bayerni i jep leksion Atleticos, i tregon qysh luhet futboll

Bayern Munchen ka bërë një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kampionët në fuqi kanë mposhtur Atletico Madridin me rezultat 4-0 në ndeshjen e zhvilluar në Alian Arena në Munich.

Golat për bavarezët i shënuan dy Coman (28′ dhe 72′) dhe nga një Goretzka (41′) e Tolisso (66′).

Kjo e konfirmon edhe një herë që Bayerni është një kandidat serioz edhe këtë sezon në këtë garë.

Me këtë fitore, Bayerni është në vendin e parë në tabelë me 3 pikë, Lekomotiva e Moskës dhe Salzburg kanë nga një pikë ndërsa Atletico e fundit me asnjë pikë. /IndeksOnline/