17:30 / E Premte, 18 Shtator 2020 / indeksADMonline

Bayerni i shkruan Liverpoolit: Kujdesuni mirë për djalin tonë!


Tashmë është zyrtare, Thiago Alcantara ka firmosur kontratë me klubin e Liverpoolit.


Mesfushori spanjoll pas shtatë viteve të arta që i kaloi te skuadra e Bayernit, sot dhe zyrtarisht ka vendosur për një aventurë të re, shkruan IndeksOnline



Para pak çastesh, vet skuadra e Liverpoolit e bëri të ditur se Thiago nga sot do të jetë futbollist i tyre.


Me t’u prezantuar si lojtar i Liverpoolit, klubi i Bayernit i shkruan ekipit të Jurgen Klopp: Kujdesuni mirë për djalin tonë!