16:47 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Bayerni kontakton Tuchelin për trajner, kjo është përgjigja e tij

Bayern Munchen ka kontaktuar trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel për t’i dhënë besimin e skuadrës.

Gjigantët e Bundesligës janë duke kërkuar një trajner pas shkarkimit të Niko Kovac, me Bayernin të katërtin në tabelë, katër pikë pas Borussia Monchengladbach në vendin e parë.

Sipas “Sky Sport”, Bayerni i ka ofruar një kontratë të përkohshme deri në verë dhe një zgjatje tjetër për sezonet e ardhshëm, shkruan Indeksonline.

Por ish-trajneri i Dortmundit thuhet se nuk e ka preferuar një lëvizje në mes të sezonit, por ka lënë të hapur mundësinë për tu bashkuar në verë.

Kovac u largua nga Alianz Arena pas humbjes poshtëruese të klubit 5-1 nga Eintracht Frankfurt në Bundesligë të shtunën.

Pas pushimit të kombëtareve, Bayerni do të pres për të gjetur trajnerin e duhur.

Ndërkohë, ata kanë shpallur Hansi Flick si trajner i përkohshëm deri në një zgjidhje afatgjate. /IndeksOnline/