20:35 / E Shtunë, 04 Dhjetor 2021 / C E

Bayerni ‘mbret’ në Gjermani, tani ‘përveshet’ për Barcelonën

Bayerni ka mposhtur Dortmundin me rezultat 2-3 në ndeshjen e javës së 14-të të Bundesligës.

Golat për Dortmundin i shënuan Brandt në minutën e pestë dhe Haaland në minutën e 48-të.

Për bavarezët shënuan Lewandowski në minutën e nëntë dhe 77-të dhe Coman në minutën e 44-të.

Bayerni mbetet në krye të tabelës me 34 pikë, katër më shumë se Dortmundi që është në vendin e dytë.

Bayerni në mesjavë do të luaj kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve. /IndeksOnline/