22:12 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Bayerni shpëton në fund të ndeshjes, kualifikohet në rundin tjetër të Kupës

Bayern Munchen është kualifikuar në rundin tjetër të Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët mposhtën Bochumin me rezultat 1-2 dhe atë në minutat e fundit të ndeshjes.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me autogolin e Davies në minutën e 36-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Gnabry në minutën e 83-të.

Fitoren Bayernit ia siguroi Muller një minut para përfundimit të ndeshjes.

Në stol këtë ndeshje ishte edhe futbollisti që mund t’i bashkohet Kosovës, Leon Dajaku i cili nuk pati mundësi të debutoj për Bayernin. /IndeksOnline/