23:19 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Bayerni s’po ndalet, Lewandowski më në fund NUK shënon gol në një ndeshje

Bayern Munchen nuk po ndalet me fitore këtë sezon.

Sonte ata kanë mposhtur Greuther Furth me rezultat 1:3 në kuadër të javës së 6-të të Bundesligës, transmeton Indeksonline.

Golat për Bayernin i shënuan Muller, Kimmich dhe një autogol, kurse për Greuther Furth shënoj Itten.

Më në fund pas shumë muajve, Robert Lewandowski nuk ka shënuar në një ndeshje zyrtare.

Me këtë fitore, Bayern Munchen arrin në kuotën e 16 pikëve pas 6 ndeshjeve dhe forcon pozitën e parë.

Kurse Greuther Furth mbetet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë./Indeksonline/