17:28 / E Shtunë, 27 Shkurt 2021 / Blerim

Bayerni vazhdon me fitore, e ‘shkatërron’ Kolnin

Bayern Munich ka shënuar fitore të lehtë 5:1 përballë Kolnit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Bundesligë.

Choupo-Moting e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e 18-të, për ta vazhduar Lewandowski n të 33-tën, e që ishte rezultati i pjesës së parë. 

Në të dytën, Skhiri zbuti epërsinë e vendasve në minutën e 49-të, por bavarezët iu kundërpërgjigjën me tre gola tjerë më pas.

Fillimisht Lewandowski shënoi në të 65-tën, kurse më pas Gnabry realizoi dy herë.

Me këtë fitore, Bayern Munich shkon në kuotën e 52 pikëve në vendin e parë.