20:22 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Bayernin zor ta kap edhe “koronavirusi”, krijon distancë të mjaftueshme

Bayern Munchen ka dalë fitues nga derbi i Bundesligës ndaj rivalit direkt për titull, Borussia Dortmund.

Bavarezët fituan në “Sigal Iduna Park” të boshatisur me rezultat minimal 0-1, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Joshua Kimmich në minutën e 43-të të ndeshjes.

Gjermani realizoi një gol mjaftë të bukur duke paraboluar topin duke e lënë pa gjasë portierin Burki.

Në pjesën e dytë Dortmund kërkuan një penallti, por që nuk u dha nga gjyqtari, Stieler.

Me këtë fitore, Bayerni “blindon” pozitën e parë në tabelë me 64 pikë, shtatë më shumë se Dortmundi. /IndeksOnline/